Në 29 Korrik, Partia Demokratike zyrtare do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri. Formulari me kriteret është zyrtarizuar. Kandidatët duhet të plotësojnë tre kushte.
Kandidati duhet që së paku të jenë anëtar i PD-së në tre vitet e fundit, të ketë kontribuar në fushatat zgjedhore në tre vitet e fundit dhe mos ketë dëmtuar interesat e kësaj force politike në tre vitet e fundit. Këto janë kushtet bazë. Më pas theksohet se nuk duhet të jetë i prekur nga dekriminalizimi.
Kriteret e vendosura në momentin që janë shkruar duket se kanë pasur në konsideratë edhe frikën e një kandidimi të mundshëm të Sali Berishës. Nëse ish-kryeministri do të vendoset që të futej në garë dy pika do ta pengonin.
Së pari dalja në koalicion me Ilir Metën në zgjedhje që cilësohet si dëmtim i interesave të PD-së zyrtare, por edhe masa disiplinore, që Kuvendi Kombëtar që mblodhi Lulzim Basha përpara se të largohej e përjashtoi Sali Berishën.
Gara duket formale, pasi Lulzim Basha ka përgatitur gjithçka për rikthimin.
FORMULAR KANDIDIMI PËR KRYETAR