-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një PD, por me tre “koka”

Kryesoret

Konflikt i ri. Sot Partia Demokratike zyrtarzoi atë që pritej prej disa javësh, çarjen e tretë. Deputeti Gazment Bardhi që është njëkohësisht kryetar grupi dhe sekretar i përgjithshëm bashkë me 17 deputetë deklaroi se do të bojkojnë nesër mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të miratojë Komisionin Zgjedhor, por edhe komandimet e kryetarëve të degëve për zgjedhjet e 29 Korrikut.

Bardhi lëshoi akuza të forta për manipulim dhe farsë zgjedhore. Shigjeta ishte e qartë; Lulzim Basha, por emrin e tij nuk e përmendi. A ke frikë të lakosh emrin e Lulzim Bashës, e pyetën gazetarët? “Unë nuk kam pasur frikë që të përmend cdo kriminel….” tha ai duke qeshur.

“Nuk mund të eci me paragjykime. Që në momentin që akte të caktuara politike do të jenë në dritën e diellit, do të mbaj qëndrimet e mia” tha më tej Bardhi, që akuzon se Kryesia i mori kompetencat që ka sekretari i përgjithshëm për organizimin e zgjedhjeve dhe mbledhjen e forumeve. Tashmë PD është ndarë në tre pjesë; grupi i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Gazmant Bardhit.

Zyrtarizohet çarja e tretë në PD/ Bardhi: Bojkot Këshillit! Zgjedhje farsë, e shëmtuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit