Deputeti Socialist, Petro Koçi i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës ku është shprehur se propozimi i kryeministrit, Edi Rama ishte një justifikim i mirë për Kurtin për të ndryshuar pozicion.
“Propozimi i Ramës ishte justifikimi me i mire per Kurtin për të ndryshuar pozicion. Pse e bëri Rama? Ishte një sakrificë per ta justifikuar Kurtin.
Zgjidhja ne Kosove është zgjedhje politike, ia ben te qarte si te zgjidhet. Nuk i dëgjoi, çoi forcat policore. Cili ishte konkluzioni? Se Kosova është e forte?
Jo, kjo ishte fabula me e gjetur per Vuçiç, nuk ka pasur ndonjë akordance Kurti-Vuçiç. Ne ketë lloj situate eshte ti japësh zgjedhjen me te mire.
Karta nacionaliste janë karta per te kaluar kriza te llojeve te tjera. Është fabuëa me e mire per Vuçiç për te kapërcyer nje krize te brendshme”, u shpreh Koçi.