Një ndër çiftet më të njohura të showbizit shqiptar, Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë disa ditë më parë në Toskana të Italisë.
Të ftuar në dasmë e dyshes ishin familjarë të tyre, miqtë më të ngushtë të çiftit si dhe disa nga kolegët e tyre.
Çifti morën urime dhe dhurata të shumta nga Vip-at dhe nga miqtë e tyre në ditën e tyre më të veçantë.
Mirëpo një nga momentet që do të ngelet gjithmonë në kujtimet e Eduartit dhe Arbanës është urimi i vetë Papa Françeskut për dasmën e tyre.
Kujtojmë që gjithashtu ditën e djeshme çifti morën një dhuratë speciale nga këngëtari i njohur Flori Numajezi, i cili ka shkruar një këngë posaçërisht për Arbanën dhe Eduartin.
Flori, Bruno dhe Klajdi performuan këngën në ditën më të veçantë të çiftit.