-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Akademia e Shkencave u mbush me deputetë socialistë në pension!

Kryesoret

Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga deputetët e dy krahëve politikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së dhe për mospërfshirjen e kostos financiare për sistemin e ri të pagave që propozohet.

Propozimi thotë se termi “por jo radhazi” në ligjin aktual, i cili lejon që një kryetar të marrë jo më shumë se një mandat vijues, të shfuqizohet. Heqja e këtij togfjalëshi i hap rrugën rizgjedhjes së Gjinushit pasi mandati i tij mbaron këtë vit.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, e quajti nismën një qëllim për të ndryshuar mekanizmin e marrjes dhe mbajtjes së kontrollit të pushtetit brenda ASH-së. Bylykbashi iu referua ndryshimeve që lidheshin me heqjen e të drejtës së votës për akademikët që jetonin jashtë vendit.

Beqiraj tha se synimi ishte për të rregulluar disa dispozita aburde. Dhe për të rregulluar funksionimin e akademisë dhe se nuk kishte arsye politike dhe nuk i shërbenin një individi.

Kritika për formulimin pati dhe nga relatori socialist Eduart Ndreca. Ky i fundit, i cili sugjeroi që në vend të përcaktimit 2 mandate radhazi, të zgjatej koha e mandatit në mënyrë që ASH të mos përfshihej në një proces zgjedhor çdo 4 vjet.

Komisioni i Ligjeve vendosi që sugjerimet e deputetëve t’i kalonin komisionit përgjegjës, të Medias dhe Edukimit. Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave. Një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme.

Por ligji i ri solli zgjedhjen e Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë. Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit. Duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar. Socialistët ndryshuan ligjin në mënyrë që të mundësonin betimin e Gjinushit në kuvend dhe jo në presidencë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension. Deputetë, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë./BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit