-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Si e ‘shpëtoi’ KPK kreun e KLP-së nga vetingu

Kryesoret

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit.

Por pasi një sërë veprimesh, përfshi tëheqja nga një padi që Balla kishte bërë në Gjykatën Administrative, shumica e trupës gjykuese të KPK-së, përbërë nga Alma Faskaj dhe Xhensila Pine vlerësuan se kreu i KLP nuk ishte më subjekt rivlerësimi dhe se procesi ndaj tij mbyllej pa vendim.

Pine dhe Faskaj arsyetuan se Balla nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe se statusin e kishte humbur për shkak se ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017, duke e barazuar këtë vendim në arsyetimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi një rast dënimi penal për një magjistrat.

Në pakicë, komisionerja Valbona Sanxhaktari iu referua interpretimeve të tjera të bëra nga Kolegji në raste të ngjashme dhe cilësoi faktin që Balla nuk iu nënshtrua procesit të rivlerësimit si dorëheqje. Ajo kërkoi që ndaj tij të aplikohej neni G i Kushtetutës që e largon për 15 vjet nga sistem i drejtësisë.

Sanxhaktari arsyetoi se përjashtimi i bërë nga Kolegji vlente vetëm kur konstatohej paaftësia për të kryer punë që parashikohen në Nenin G të Kushtetutës./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit