-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ironia “therëse” e Kurtit për Ramën: Ka kërcënuar Serbinë….

Kryesoret

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpreh sot se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”. “Jam shumë i shqetësuar.

Kjo [situata] ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal, në një konfrontim rajonal. Prandaj, ne jemi shumë mbështetës të përpjekjeve evropiane”, tha Escobar.

I pyetur mbi këtë çështje, Albin Kurti kishte një pyetje dhe një përgjigje ironike që “shigjetoi” Edi Ramën. Ai u tha gazetarëve që të pyesin Escobarin se cilat shtete do të përfshihen në konflikt.

“Konflikt rajonal? Sikur paska thënë emisari amerikan, i bie që nuk janë vetëm dy shtete, por më shumë. Cilat shtete të tjera besoni se do të përfshihen? Duhet ta pyesni atë. Unë nuk e di. Mali i Zi, nuk merr mendja, Maqedonia nuk e besoj.

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar Beogradin? Ndoshta. Do të duhet ta pyesni emisarin amerikan Escobar. Unë di shumë gjëra, por jo aq shumë” tha ai.

SHBA-BE: Nëse nuk shtensionojmë situatën, do të kemi viktima! Drafti i Ramës, serioz

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit