Policia e Shtetit ka ushtruar një sërë kontrollesh intensive në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Kontrollet vijnë vetëm pak kohë nga mbledhja e këshillit të sigurimit mbi parandalimin e luftës kundër terrorizmit dhe sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.
Në zbatim të këtij urdhër-kontrolli të lëshuar nga gjykata e Tiranës, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tij.
Mësohet se, në këto momente ata janë duke kryer kontrollet përkatëse brenda kampit, aty ku, prej disa kohësh, strehohen drejtues e përfaqësues të opozitës iraniane.