Shtatëmbëdhjetë deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike sot do të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se beson që mospjesëmarrja sot mund të jetë më e madhe.
Bardhi, tha se mbledhja nuk është e ligjshme, pasi organizmi i saj është përgjegjësi e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Ai foli për interesa personale të “një apo shumë individëve” të cilat nuk i shërbejnë PD-së dhe demokratëve. Bardhi deklaroi se nxitimi për të zgjedhur kryetarin e ri nuk është shpëtim për PD-në.
Lista me emrat e deputetëve që nuk do të marrin pjesë sot në Këshillin Kombëtar:
- Gazment Bardhi
- Jorida Tabaku;
- Dhurata Çupi;
- Saimir Korreshi;
- Lefter Geshtenja;
- Zheni Gjergji;
- Qani Xhafa;
- Helidon Bushati;
- Orjela Nebiaj;
- Ramadan Likaj;
- Xhelal Mziut;
- Flamur Hoxha;
- Bledion Nallbati;
- Agron Gjekmarkaj;
- Ferdinand Xhaferaj;
- Andia Ulliri;
- Ilda Dhori.
PD zyrtare mbledh sot Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e kreut të ri!