-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vështrim/ Shifrat i “nxjerrin bojën” këshillit të Bashës

Kryesoret

Sot është dita e fundit që politikanët që aspirojnë për të marrë drejtimin e PD-së zyrtare të depozitojnë kërkesat për të kandiduar në zgjedhjet e 29 Korrikut.

Rruga u shtrua sot nga këshilli kombëtar. Kështu thanë tre nga shtatë deputetët që morën pjesë dhe që organizuan mbledhjen e këtij organi, i dyti më i rëndësishmi brenda PD-së pas Kuvendit Kombëtar.

Mbledhja e këtij organi u kundërshtua nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Megjithatë Bardhi u injorua dhe Kryesia caktoi tre deputetë, Açka, Çollaku dhe Agalliu me organizimin e mbledhjes së Këshillit që në fund miratoi komisionin zgjedhor dhe urdhrat për degët për procesin e 29 Korrikut.

Por a është i ligjshëm vendimi që prodhoi kjo mbledhje?

Shifrat janë kokëforta. Këshilli Kombëtar i PD-së ka gjithsej 453 anëtarë të zgjedhur. Sot zyrtarët e PD-së që e organizuan deklaruan se duke hequr të përjashtuarit që iu bashkuan Sali Berishës, Këshilli ka 329 anëtarë. Pra 124 janë përjashtuar.

Tani të ndalemi te 329 anëtarët që presupozohet se janë ende pjesë e këtij organi. Në mbledhjen e thirrur sot morën pjesë 174 anëtarë. Kjo do të thotë se 279 anëtarë janë të përjashtuar dhe që nuk morën pjesë.

Me pak fjalë shumica nuk ka qenë e pranishme. Vendimin e mori pakica. Dhe kjo për deputetët nuk ka asnjë problem. Është legjitime, thanë ata. Edhe pse 155 i bojkotuan sot dhe 124 i përjashtuan kohë më parë.

Por si mund të jetë funksional dhe të cilësohen të ligjshme vendimet e një këshilli në minorancë absolute? Megjithatë kjo është rruga e re që duhet se ka zgjedhur Lulzim Basha për t’u rikthyer.

Një saktësim edhe për deputetët. 39 nga 46 deputetë që ka grupi i PD-së e kanë bojkotuar mbledhjen. 17 i njoftoi dje Gazment Bardhi dhe pjesa tjetër është e grupit të Sali Berishës që janë larguar me kohë.

Në krah të grupit të Lulzim Bashës sot ishin vetëm 7 deputetë. Pra me 7 deputetë dhe 174 anëtarë nga 453, Lulzim Basha po bëhet gati të rimarrë vulën, por jo besimin e demokratëve.

PD mbledh Këshillin Kombëtar! 17 deputetë bojkotojnë, vetëm 7 krah Bashës

Këshilli i hapi rrugën Bashës mes bojkotit, Açka-Çollaku: Vendosi shumica!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit