Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në fund të mandatit në Tiranë i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare, qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti që të dëgjojë miqtë në raport me situatën e tensionuar në Kosovë. Diplomatja u shpreh se rruga e nisur me Asociacionin do të përfundonte me njohjen e Kosovës.
Yuri Kim ka një “mesazh” për Berishën para lamtumirës nga Shqipëria
“Përsa i përket Asociacionit, liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord, pasi kanë rënë dakord për rrugën përpara që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë që t’ju rikujtohet sa shumë beson SHBA te Kosova.
Investimet amerikane në Shqipëri, Kim: Problem korrupsioni. Mos u dorëzoni, ne na keni në krah!
Dashuria që ne kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Edhe në fakt, nëse keni nevojë për prova, hidhni sytë prapa, disa vite më parë. Cilat janë hapat që duhen ndjekur, që dy palët të lëvizin përpara?
A duhet të dëbohen muxhahedinët pas trazirave të djeshme? Përgjigjet Kim
Në fakt kjo është koha që udhëheqësit të lënë pas egon e tyre dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare, dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre” tha ajo.