-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A i keni bërë “detyrat e shtëpisë”, Kim: Jam prekur dhe ndryshuar nga përvoja ime në Shqipëri!

Kryesoret

Në mbyllje të konferencës me gazetarët, ambasadorja Kim u pyet lidhur me faktin nëse gjatë shërbimit të saj në vendin tonë, a ka arritur ajo ta përmbushë objektivin e plotë të punës dhe se cili do të jetë roli i saj në detyrën e re të marrë.

Kim deklaroi se Shqipëria do të jetë gjithmonë me të dhe se puna e re që ka marrë përfshin gjithë Evropën, e natyrisht Shqipërinë si pjesë e saj. Ndërkohë, ajo vlerësoi edhe rolin e gazetarëve dhe medias në vendin tonë.

A e konsideroni të përmbushur detyrën tuaj pas shërbimit tuaj në Shqipëri? Dhe cili do të jetë roli juaj i ardhshëm në detyrën e re që keni marrë?

Në pozicionin tim të ardhshëm unë do të kem përgjegjësi për të gjithë Evropën, dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë. Ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam e kënaqur.

Sikurse e thashë, vërtet jam prekur dhe jam ndryshuar nga përvoja ime këtu. Dhe Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua.

Dhe më lejoni të them se arsyeja që doja të kishim një konferencë të përbashkët për shtyp, është që t’ju kujtoj të gjithëve për rolin thelbësor që një media e pavarur ka në një demokraci, në një vend.

Portalet mund të jenë biznes, por gazetarët kanë përgjegjësi. Puna juaj si gazetarë është që të bëni pyetje të vështira për vendin tuaj dhe puna ime është që t’ju them një përgjigje sa më të vërtetë të mundem.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit