-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investimet amerikane në Shqipëri, Kim: Problem korrupsioni. Mos u dorëzoni, ne na keni në krah!

Kryesoret

Ambasadorja Kim, në deklaratën me gazetarët, foli edhe për korrupsionin në Shqipëri, të cilin e konsideroi një problem, duke kërkuar që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të pavarur.

Kim vijoi më tej duke thënë se në drejtim të Reformës në Drejtësi SHBA ka qenë dhe do të jetë pranë Shqipërisë për ta çuar më tej atë.

“Korrupsioni është problem, ndaj prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të pavarur dhe kjo është arsyeja se përse SHBA dhe BE kanë shtyrë shumë drejt zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Duhet shtyrë për më shumë përparim, si për shembull në të drejtën e pronës, sepse kjo do të shtonte më shumë bizneset amerikane që të vijnë dhe të hapin një biznes këtë.

SHBA beson te Shqipëria, te shqiptarët dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ne ju kërkuam që të bëni këto ndryshime në reformën e drejtësisë, sepse ne e dimë që ju mund ta materializoni, ju mund t’ia dilni mbanë, ndaj mos u dorëzoni.

Ne do t’ju mbështesim 100 për qind, nuk do të jemi para jush, sepse Shqipëria është vendi juaj, por ne do të jemi në krah jush.”, u shpreh ambasadorja Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit