Kreu i PD-së, Sali Berisha, në postimin e tij në faqen facebook me anë të një deklarate zyrtare ka reaguar pas sulmit ndaj heroit të kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të UCK-së, duke e konsideruar një akt antishqiptar i i orkestruar nga Edi Rama.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama
Përpjekja për përbaltjen, me porosi të Edi Ramës, të Heroit të Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së është një akt i ulët, antishqiptar dhe serbomadh nga Taulant Balla, eksponenti më kryesor i krimit të organizuar pas Edi Ramës në Shqipëri.
Partia Demokratike e konsideron luftën për çlirimin e Kosovës si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas atyre të Skënderbeut.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si antishqiptare, çdo përpjekje të Edi Ramës, argatit të Aleksandër Vuçiçit dhe vasalëve të tij si Taulant Balla e të tjerë, për përbaltjen e luftës për çlirimin e Kosovës, heronjtë, të rënët dhe luftëtarët e saj.