Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do t’i dërgojë Kongresit për shqyrtim tekstin përfundimtar të marrëveshjes me Iranin, duke theksuar se fillimisht nuk kishte planifikuar një hap të tillë, por tani e konsideron të nevojshëm.
“Po, do ta bëja. Nuk kam menduar kurrë ta dërgoj, as nuk kam menduar kurrë për këtë, por do ta bëj. Do ta dërgoj në Kongres. Më pëlqen ideja. Dërgojeni Kongresit, ju lutem”, u shpreh Trump gjatë një deklarate për gazetarët në samitin e G7 në Francë, duke shtuar se e sheh si një proces që mund të ecë përmes institucioneve amerikane.
Ai shtoi gjithashtu me ironi se beson se Demokratët mund të reagojnë në mënyrë kundërshtuese, duke theksuar se shpesh ata marrin qëndrime të kundërta me propozimet e tij.