Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar një operacion për goditjen e aktiviteteve të paligjshme të call center-ave në kryeqytet.
Sipas burimeve, kontrollet janë përqendruar në zonën e Liqenit të Thatë, ku dyshohet se funksiononin pika të përfshira në mashtrime përmes call center-ave.
Operacioni i sotëm vjen si vijim i një aksioni të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës, gjatë të cilit u goditën tre qendra të dyshuara për veprimtari të ngjashme. Hetimet po vijojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të skemës.
/5pyetjet.al









