-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bulmeti në Shqipëri kushton më shtrenjtë se në Itali, Spanjë dhe Francë!

Kryesoret

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, për shkak të madhësisë së sektorit në ekonomi (rreth 20% e PBB-së me 2021) dhe kontributit në punësim, por nga ana tjetër ka ndër çmimet më të larta të bulmetit në Europë.

Në vitin 2022 vendi ynë u rendit ndër vendet europiane me çmimin më të lartë të produkteve të bulmetit dhe të vezëve në një publikim i fundit i Eurostat mbi të dhënat e konsumit për frymë në vendet e BE-së dhe ato kandidate me 2022.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve ne Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e mesatares se vendeve të Bashkimit Europian ose e thëne ndryshe nëse 1 kilogram nga këto produkte në BE kushton mesatarisht 100 lekë në Shqipëri kushtoi 111.7 lekë me 2022.

Me 2020 çmimi i bulmetit dhe vezëve në vendin tonë ishte sa 105 % e mesatares se BE-së, por në dy vitet e mëvonshme u rrit edhe me 6.8 pikë përqindje. Edhe Italia (108.7%), Spanja (102), Gjermania (102%) e kanë bulmetin më lirë se në Shqipëri.

Nga viti 2019 në vitin 2022 shpenzimet e shqiptareve për bulmet dhe vezë u rriten me 30.6% sipas të dhënave të Eurostat. Shpenzimet më të ulëta për frymë për bylmet i kanë irlandezët, serbët, bullgarët dhe polakët me më pak se 200-232 euro në vit për frymë.

Çmimet e larta të këtyre produkteve përveçse rendojnë kostot e jetesës rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës që nuk mund të përballojë financiarisht blerjen e përditshme të tyre.

Industria vendase e përpunimit të qumështit po vuan rritjen e kostove dhe rënien e numrit të bagëtive, çka ka ndikuar në rritjen e çmimeve, duke e bërë atë jo konkurruese dhe duke favorizuar importet./ Monitor.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit