Roja Bregdetare e SHBA-së ka njoftuar se ditën e sotme janë gjetur disa mbeturina është brenda zonës së vëzhgimit të automjeteve me operim në distancë (ROV) pranë Titanikut.
Kërkimet për nëndetësen vazhdojnë, ndërsa oksigjeni brenda saj thuhet se ka mbaruar, sipas vlerësimeve.
Në veçanti, sipas informacioneve furnizimi me oksigjen do të ndalonte pak pas orës 13:00. Megjithatë, situata e saktë në bord është e panjohur dhe ekspertët kanë thënë se parashikimet e furnizimit janë “të pasakta” në lidhje me ata në bordin e Titan.
Kujtohet se zhytësi 6.7 metra i gjatë, Titan, në pronësi të kompanisë me bazë në SHBA OceanGate Expeditions, filloi zbritjen drejt rrënojave të Titanikut në orën 08:00 të mëngjesit të së dielës.
Ai humbi kontaktin me anijen mbështetëse nga e cila u shkëput pas rreth një orë e 45 minutash, minuta para se të arrinte në rrënojat e famshme në një zonë të largët të Atlantikut të Veriut.
Kur Titan nisi, kishte oksigjen për 96 orë, sipas kompanisë.