Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit, ku trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e liqenit të Ohrit.
Mësohet se viktima, rreth 65 vjeç, është vetëmbytur këtë mëngjes, ndërsa trupi është konstatuar nga kalimtarët e rastit që kanë njoftuar policinë.
Kjo e fundit dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve përkatëse, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar në morgun e qytetit.
“Pogradec/Informacion paraprak: Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Pogradecit.