-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT ka hapur “thesin” për Censusin! 360 milionë lekë për dreka (Dokumentet)

Kryesoret

INSTAT ka hapur “thesin” censusin që do të nisë në vjeshtë. Pas 300 milionë lekëve për makina me qira sot ka shpallur hapjen e një tjetër procedure prokurimi. “5Pyetjet.al” sjell dokumentet.

Ushqimi. 361 milionë lekë, që me TVSH shkon mbi 400 milionë. Konkretisht INSTAT thekson se tenderi ka synim trajtimin e punonjësve me shërbim katering (dreka) gjatë realizimit të trajnimeve në kuadër të aktiviteteve të Censusit 2023.

Pra trajnerëve që do të përgatisin stafin për censusin veç lekëve do t’u paguhet edhe dreka. INSTAT kërkon siguri maksimale dhe kujdes për ushqimin që do të shërbehet. Kontrata fillon më 24/07/2023 mbaron më  08/09/2023. Presim të shohim kush do të jetë fatlumi që do të fitojë tenderin.

Censi i popullsisë dhe banesave do të zhvillohet në terren në shtator 2023. Puna në terren do të zgjasë gjashtë javë. Risitë janë përdorimi i pajisjeve elektronike (tabletë), të cilat do të zëvendësojnë pyetësorët letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren dhe modernizimi i sistemit të informacionit, mbledhja, monitorimi, analiza dhe shpërndarja e të dhënave. Censi do të shërbejë si bazë për konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë banuese, ndërtesave dhe banesave.

INSTAT hedh 300 milionë për makina me qira për censusin (Dokumentet)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit