Me Serbinë, Edi Rama tha se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie deri ditën që do të lirohen tre policët që arrestoi ushtria pak ditë më parë dhe që po vijohet që të mbahen në qeli.
“Jemi shumë aktiv, jo vetëm në një kanal, por në disa për lirimin e tyre. Sa kohë që ata të jenë atje, marrëdhëniet tona janë pa asnjë gjë të re. Përkundrazi.
Marrëdhëniet tona për Serbinë sot janë vetëm për këtë punë, asnjë marrëdhënie tjetër, për asnjë qëllim. Lirimi të ndodhë sa më parë. Asnjë zhvillim tjetër në marrëdhëniet tona pa u zgjidhur kjo. Nuk është ultimatum apo kërcënim” tha ai.
Nuk nguroi që situatën në veri të Kosovës ta krahasonte me Ukrainën dhe konkretisht rajonin e Donbasit në lindje, pushtuar nga Rusia.
“Veriu i Kosovës do të ishte Donbasi i Ukrainës, larg qoftë. Duhet bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Jo hajdeni se nuk ka problem, po e marrim edhe njëherë kallashnikovin, sepse ajo nuk mbaron më pastaj” tha ai.
Tha se i vetmi përfitues për atë që po ndodh në Kosovë është Vladimir Putin. “I vetmi përfitues është ai zotëria që rri në bunkerin e tij në Kremlin. E kam thënë, që nëse do të bëhej një imazh, Rusia do të ishte me siguri të ngërlleshëm që ja, pa neglizhuar faktin për ta shfrytëzuar faktin në terren me grupet e armatosura dhe historitë të tjera” tha ai.