-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Temperatura ekstreme dhe diell paradite, por pasditja…

Kryesoret

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veriore duke gjeneruar shira të izoluara në ekstremin Verior si edhe në Verilindje të territorit.

Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Republika e Kosovës

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore Afrikane ndonëse në periferi; republika e Kosovës duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e Kosovës.

Por pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri.

Gjatë natës në shumë zona të Kosovës do të këtë edhe shkarkesa elektrike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit