-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohen fizikisht dy shqiptarë në sheshin qendror të Mitrovicës së Veriut

Kryesoret

Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur të enjten në veri të Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë në veri Veton Elshani.

Ai ka thënë se ata kanë marrë lëndime trupore, të cilët pastaj janë dërguar për tretman mjekësor në jug.

“Sonte rreth orës 21:00, në Sheshin Car Lazar, në veri të Mitrovicës, dy persona të nacionaliteti shqiptar, janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Ata kanë marrë lëndime trupore, dhe atyre i është ofruar ndihma mjekësore në jug të Mitrovicës”, ka deklaruar Elshani.

Javën që shkoi kishte ndodhur një sulm i ngjashëm ndaj një gruaje në lagjen e Boshnjakëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit