-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulje temperaturash dhe reshje, njihuni me surprizat e motit në fundjavë

Kryesoret

Vendi ynë gjatë dy ditëve të fundit është përfshirë nga një valë e të nxehtit ku temperaturat shkojnë deri në 37 gradë Celsius. E enjtja ka qenë dhe dita më e nxehtë e muajit duke bërë që në fundjavë të kemi një ulje të temperaturave.

Ndër të tjera ajo shprehet se duke filluar nga pasditja e sotme do të kemi shtim të vranësirave dhe reshje shiu kryesisht në zonat malore.

“E enjtja ka qenë edhe dita më e nxehtë e muajit ku termometri ka regjistruar vlerat deri në 37 gradë celsius, dhe vjen fundjava që pritet që të sjellë dhe një freskim të lehtë të motit.

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët dhe temperature të larta deri në pasdite ku do të kemi një shtim të vranësirave duke sjellë reshje në pjesën më të pjesën më të madhe të vendit kryesisht në zonat malore.Edhe sot termometri do të mbetet në vlerat 35-36 gradë.

Ndërkohë të shtunën dhe të dielën do të kemi një rënie temperaturash, ku e shtuna maksimale do të jetë 33 gradë kur të dielën termometri deri në 31 gradë. Të shtunën do të ketë reshje shiu me përjashtim të vijës bregdetare më pas e gjithë zona tjetër do të ketë vranësira dhe reshje që do të jenë të fokusuara në zonat malore.

Nuk do të mungojnë as rrebeshet. E diela do të nisë me vranësira që në pjesën e parë të ditës duke bërë që ato të shtohen më shumë në pjesën e dytë të ditës duke risjellë reshje në pjesën më të madhe të vendit, jugu paradite do të jetë pa reshje pjesën tjetër të ditës do të jetë e rrezikuar nga reshjet”, shprehen meteorologët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit