Pak më herët Roja Bregdetare Amerikane konfirmoi se nëndetësja që u nis për të eksploruar rrënojat e Titanikut në Atlantik, ka shpërthyer dhe 5 personat në bord kanë vdekur.
Nëndetësja e quatjur “Titan” e kompanisë OceanGate u zhduk të dielën rreth 435 milje në jug të St John’s në Newfoundland, Kanada. Por momentet e fundit të saj para se të zhdukje pa asnjë shenjë janë kapur nga një fotografe aventuriere.
Abbi Jackson ka publikuar një video që tregon nëndetësen në sipërfaqe të detit përpara se të fillonte udhëtimin e saj. Pamjet që u postuan në TikTok dhe tregojnë një platformë të vogël me nëndetësen në krye. Në pamje mund të duket gjithashtu mjegulla që mbulonte Atlantikun e Veriut në ato momente.
Rikujtojmë se çmimi i ekspeditës që rezultoi fatale ishte 250,000 dollarë për person dhe udhëtimi ishte rreth 3,800 metra nën ujë për të parë rrënojat e Titanikut. Ata duhej të nënshkruanin një deklaratë ku pranonin se udhëtimi mund të rezultonte në ‘lëndim fizik, traumë emocionale ose vdekje’.
A TikTok video filmed by Abbi Jackson, a 22-year-old videographer, showed the OceanGate submersible, Titan, moments before it submerged towards the Titanic wreck.
The footage provides a glimpse into the ill-fated voyage before the vessel’s disappearance. pic.twitter.com/lYoDcyTyem
— IV Times (@iv_times) June 22, 2023