14-vjeçari Kosta Kecmanoviç, i cili kreu një masakër më 3 maj në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ka bërë një kërkesë të çuditshme.
I mituri ndodhet në një klinikë, i vetëm në një dhomë, por teksa mjekët po pyesnin se çfarë e ka shtyrë të kryeje vrasjet, ai ndërron temë dhe pyet se çfarë do të ndodh me paratë e familjes.
“Dua t’u them që paratë që kanë kursyer për arsimin tim t’i investojnë në fondet e investimeve. Derisa jam i burgosur, paratë të mos shkojnë dëm”, kanë treguar mejkët.
Kujtojmë se 14-vjeçari, nxënës i klasës së shtatë, kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 10 persona, duke përfshirë rojën dhe 9 nxënës të shkollës fillore.