-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky jep paralajmërimin e fortë: Bëni kujdes, rreziku nga Rusia është global

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një paralajmërim të fortë për vendet partnere të Ukrainës, duke i thënë që të tregojnë kujdes, pasi Rusia sipas tij është një rrezik global tashmë.

‘Ne mbajtëm një konferencë me vendet tona partnere mbi situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. Të pranishëm ishin përfaqësues të vendeve të G7 dhe G20, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Parimi ynë është i thjeshtë: bota duhet të dijë se çfarë po përgatit okupatori rus. Të gjithë ata që e dinë duhet të veprojnë. Ne do të vazhdojmë të informojmë partnerët tanë. Ne gjithashtu do t’u japim informacion atyre vendeve që pretendojnë se janë neutrale edhe tani.

Sigurisht, rrezatimi mund të arrijë këdo në botë. Çlirimi i plotë i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia është një domosdoshmëri.”– tha Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit