Nesër në Himarë do të konstituohet këshilli i ri bashkiak. Në program është edhe betimi i kryetarit të ri, por Fredi Beleri ndodhet në burg.
Beleri i kërkoi gjykatës së Posaçme leje që të dalë nga spitali në burg dhe të shkojë për t’u betuar pasi u zgjodh në 14 Maj, por apeli është refuzuar.
Kështu nesër nuk do të kemi betim të kryetarit të ri të bashkisë Himarë. Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve për blerje votash.