Autoritet greke kanë arrestuar 2 shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç pasi ata u kapën brenda ambienteve të zonës ushtarake në Bazën Detare Ushtarake në Salaminë.
Shqiptarët mësohet se ishin në gjendje të dehur në momentin kur janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke. Pas kapjes nga ushtarët ata janë dorëzur në polici ku akuzohen për spiunazh.
2 të arrestuarit thanë para policisë greke se kanë qenë në gjendje të alkoolizuar kur kanë hyrë në Bazën Detare Ushtarake
Policia greke vazhdon hetimet.