Sa herë është pyetur për dasmën, planet duket se nuk kanë qenë aq konkrete. Tani jo më. E ftuar në “Më prit në fundjavë”, gazetaria Iva Tico ka rrëfyer përgatitjet për dasmën e saj. Duket se ajo ka nisur planet madje shumë seriozisht.
Iva tha se deri më tani kanë menduar për një dasmë intime dhe jashtë Shqipërisë.
Për gazetaren dasma në Shqipëri dashje pa dashje do krijonte pakënaqësi për mos pjesmarrjen e shumë miqve, të afërmëve ndaj një dasmë jashtë do ti jepte fund diskutimeve “përse nuk më ftove dhe mua”
E fiksuar pas gatimeve Iva s’mund të linte jashtë planeve të saj edhe menunë. Duket se do të ketë një gërshetim mes ushqimeve tona por pa lënë mënjanë edhe prekjen gjermane.
Sipas gazetares shpesh në dasmat tona investohet aq shumë tek ushqimet sa pjesa më dërrmuese as nuk konsumohen, gabim që ajo nuk pret të ndodh në dasmën e saj.
Pyetjes së Ermalit nëse dasma vjen vitin tjetër nisur nga planet e bëra, Iva tha se: Mund të jetë edhe brenda këtij viti. Mund të jete 2023, jo 2024.