-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më premtoi 50 mijë Euro”! Pendohet doktori: Ky është bosi që solli miliona euro kokainë

Kryesoret

Mediat greke zbardhin detaje të reja lidhur me ngarkesën prej 272 kg kokainë që u sekuestrua në port dhe personat e arrestuar mes tyre shqiptarë. Sasia u sekuestrua në tre faza të hetimit.

Shqiptarët e arrestuar janë; E. Gjini dhe vëllezërit R. e D. Uka. Gjithashtu tetë grekë dhe 4 persona nga Maqedonia së Veriut. Kokaina do të nisej drejt Shkupit.

Gjatë operacionit të parë, mes te arrestuarve ishte edhe një doktor grek, 68 vjeç. Ai u pendua dhe pranoi që të tregojë lidhjet. “E. Gjini pasi më prezantoi me një shqiptar me emrin J.

Ai më njoftoi se kishte nën menaxhimin e tij disa ngarkesa me banane dhe në njërën prej tyre, bashkëpunëtorët e tij, kishin vendosur një sasi kokaine.

Ai më pyeti nëse mund të gjeja një hapësirë, që të realizohej puna për të hequr sasitë e kokainës. Shpërblimi do ishte 50.000 euro.

I gjithë procesi i ngarkimit nga Ekuadori dhe i transportit nga porti i Selanikut në Maqedoninë e Veriut, kompanitë e përfshira dhe mënyra e zbatimit të dërgesës së kontejnerit, u krye nga shqiptari J.” tha ai.

Por kush është shqiptari që identifikohet vetëm me shkronjën e parë të emrit “J”? Kjo ende nuk është bërë publike nga autoritetet greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit