Ditën e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Çajupi” në lagjen Pavarësia.
Në fillim dyshohej për 1 viktimë dhe disa të plagosur. Ndërsa tani mësohet se ka mbetur vetëm një person i plagosur i cili është dërguar në spital.
Autori mësohet ka qenë në këmbë në momentin kur ka qëlluar drejt të plagosurit.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.