-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës të pranishëm në gjyqin e 3 policëve të rrëmbyer

Kryesoret

Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës në Kralevë 3 policët e arrestuar në Kosovë.

Ndërkohë Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se ata janë nisur për në Kralevë të Serbisë.

Haxholli për mes një postimi në Facebook shkruan se tre policët duhet të lirohen menjëherë.

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, sot dalin para gjykatës në Serbi

Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.

Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar.

Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!.”,  ka shkruar Haxholli.

Tre policët kishin dalë para gjykatës edhe më 16 qershor ku ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit