-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte e stërvitur! E shkuara e panjohur e gruas që futi në kurth Safet Gjicin

Kryesoret

A.K. 40-vjeçe që futi në kurth ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici kishte bërë kurs për detektive private si dhe ka punuar si gazetare në televizione lokale të Durrësit. Kështu ka deklaruar gazetari Eni Ferhati në emisionin “Opinion”. Ai u shpreh se versionet që japin si Safet Gjici ashtu dhe A.K., janë kontradiktore për SPAK dhe po bën verifikime e hetime.

“Gjici akuzohet për korrupsion pasiv. Është arrestuar të shtunën, por vendimi është marrë të premten e kaluar. Avokati i z. Gjici pretendon që është një masë ekstreme në raport me akuzën e ngritur. Kjo ka qenë karta që ka luajtur avokati që nuk ka rrezikshmëri të veprës penale. Gjici rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg, aq parashikon Kodi Penal për korrupsion pasiv ndaj funksionarëve të lartë.

Sa i takon gruas, edhe ajo akuzohet për korrupsion aktiv. Kemi të paktën 3 versione kontradiktore. Z.Gjici fillimisht ka pretenduar për sulm politik, ka pretenduar që ka patur raport intim me vajzën. Por këto dy qëndrime janë rrëzuar nga gruaja. Kemi mësuar që është përgjuar me anë të një kutie minitermusi.

Mendonim që ishte çanta. Ajo nuk është një personazh kaq i thjeshtë për sa kohë ka informacione që ka kryer për disa kohë një kurs për detektive private, nuk e ka përfunduar. Ka qenë një gazetare e angazhuar në qytetin e Durrësit në televizione lokale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit