Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Podgoricë.
Gjatë Samitit Osmani u u takua edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Në një postim në Twitter, Osmani shprehu kënaqësinë e saj për takimin ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe synimin e përbashkët për afrimin me institucionet euroatlantike.
“Mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për të forcuar bashkëpunimin që afrojmë vendet tona me institucionet euroatlantike,” shkroi Osmani në Twitter.
Pleased to meet President @JakovMilatovic during the SEECP Summit in Podgorica.
Good opportunity to discuss recent developments and the necessity to bolster cooperation to move our countries closer to Euro-Atlantic institutions. 🇽🇰🇲🇪 pic.twitter.com/k0sGEqw1Wl
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 27, 2023