-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë nisur ndërmjetësimin e bisedimeve treditore të paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kjo është një përpjekje e re për të zgjidhur konfliktin që shpërthen vazhdimisht mes këtyre dy shteteve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur ndërmjetësimin e bisedimeve me këshilltarët e ministrive të Jashtme në Uashington.

Kjo është hera e dytë që mbahen bisedime pas disa muajsh.

“Ne vazhdojmë të besojmë se paqja mund të arrihet dhe dialogu i drejtpërdrejt është kyç për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, para nisjes së bisedimeve. Ai tha se në këto bisedime do të diskutohen edhe çështje “shumë të ndjeshme”.

Rusia historikisht ka qenë ndërmjetësuese e bisedimeve mes dy ish-republikave sovjetike, por SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë qenë mjaft aktivë në kohën kur Moska po vazhdon pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Armenia vazhdimisht ka akuzuar paqeruajtësit rusë se po dështojnë të mbajnë premtimet për të mbrojtur armenët etnikë bazuar në marrëveshjen e armëpushimit të vitit 2020 që u negociua nga Moska pas gjashtë javësh luftime që lanë të vdekur mijëra persona.

Javën e kaluar, Rusia i bëri thirrje Azerbajxhanit që të lejojë qarkullimin përmes korridorit Laçin që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun, një zonë e banuar kryesisht nga armenët etnikë që kontrollohet nga Jerevani që nga lufta që shpërtheu pas rënies së Bashkimit Sovjetik./REL

Artikulli plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit