-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj takohet me Presidentin e Bullgarisë: Të thellojmë bashkëpunimin për Korridorin e 8-të

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Në takimin me Presidentin e Bullgarisë Radev, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe nënvizoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi më të mirë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse rajonale, duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë te Korridori 8-të.

Lidhur me këtë të fundit, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Bullgarisë si vend anëtar i BE-së në mbështetje të projektit.Gjithashtu Begaj u takua edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, zotin Hakan Fidan, me kërkesë të këtij të fundit.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së Ministrit të Jashtëm të një vendi mik, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vyer që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në kapërcimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar në nëntor të vitit 2019, si dhe gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim t me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit