-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Historia tronditëse në Kukës! Si e sajoi babai vajzën “fantazmë” dhe e shpalli të vdekur?

Kryesoret

Një histori e pazakontë. Babai regjistron vajzën që nuk ekziston për të fituar ndihmë nga shteti. Një 57-vjeçar, Xhevit Sopaj u arrestua sot në Kukës. Në moshën 36-vjeçare pasi gruaja e tij kishte sjellë në jetë dy fëmijë, Sopaj vendosi 21 vite më parë që të regjistronte edhe një tjetër fëmijë në trungun e familjes, por që në fakt nuk ekzistonte.

Megjithatë i vendosi emrin dhe e regjistroi duke marrë certifikatën e lindjes. Dy vite më parë, Sopaj vendosi që ta shpallte të vdekur fëmijën. Por përse e krijoi gjithë këtë histori që është e denjë për një skenar filmi? Sopaj 21 vite më parë me dy fëmijët që kishte nuk mund të përfitonte ndihmë ekonomike.

Duhej edhe një dhe për këtë arsye e “krijoi” me letra në vitin 2002. Kur vajza imagjinare bëri 18-vjeç, viti i fundit që prindërit përfitojnë ndihmë nga shteti për fëmijët, Xheviti vendosi ta shpallte të vdekur. Kur mendoi se fshiu gjurmët aty filluan telashet. Policia nuk thotë se nga e mori indicien për rastin, por nisi hetimet dhe arriti që të zbulonte mashtrimin që bëri 57-vjeçari për të zhvatur shtetin për vite me radhë.

Nga provat e siguruara dyshohet se për të përfituar pension më të lartë bazuar në ligjin e kohës, Xhevit Sopaj ka falsifikuar dokumente, 21 vjet më parë, dhe ka regjistruar brenda trungut të tij familjar (si të bijën), identitetin e një shtetaseje të mitur e cila nuk ekzistonte”. Hetimet vazhdojnë.

E pazakontë! Babai regjistron vajzën që nuk ekzistonte

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit