-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Associated Press”: Mbi 200 miliardë dollarë ndihma për COVID-19 mund të jenë vjedhur

Kryesoret

Më shumë se 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga dy programe të mëdha për lehtësimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19, vlerëson inspektori i përgjithshëm i agjencisë amerikane për biznesin e vogël, i cili po heton programet e financuara nga qeveria federale që ndihmuan bizneset e vogla të mbijetojnë krizën më të rëndë të shëndetit publik në më shumë se njëqind vjet.

Shifrat e publikuara të martën nga inspektori i përgjithshëm i Administratës amerikane për Biznesin e Vogël janë shumë më të larta se parashikimet e mëparshme dhe nënvizojnë se sa të cënuara ishin nga mashtruesit programet për mbrojtjen e pagave dhe huasë gjatë pandemisë, veçanërisht gjatë fazave të para.

Raporti i inspektorit të përgjithshëm thotë se rreth 17 për qind e të gjitha fondeve u disbursuan për aktorë që ka mundësi të kenë mashtruar. Sipas raportit, vlerësimi i mashtrimit në programin e huasë për dëmet ekonomike të shkaktura nga COVID-19 është më shumë se 136 miliardë dollarë, ose 33 për qind e shumës totale të shpenzuar për atë program. Vlerësimi i mashtrimeve në programin për mbrojtjen e pagave kap shumën prej 64 miliardë dollarësh, tha inspektori i përgjithshëm. Në komentet bashkangjitur raportit, një zyrtare e lartë e agjencisë federale për biznesin e vogël i kundërshton shifrat e reja.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi më 13 qershor se mashtruesit vodhën rreth 280 miliardë dollarë ndihma urgjente për COVID-19 dhe rreth 123 miliardë dollarë të tjerë u shpërdoruan ose u shpenzuan pa kriter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit