Ndërkohë që po numëronte turistët e huaj në Sarandë, Kiko po mendonte për pesimistët dhe optimistët e Shqipërisë.
Në këtë vend njerëzit shohin bardh e zi! Mungon pjesa gri! Këtu ose duhen për vdekje ose urrehen për vdekje. Mungon pjesa racionale.
Si mundet që njerëzit të shohin vetëm zi?!
Është ulur numri i gjykatave dhe prokurorive
Por duhen parë edhe rritjet dhe arritjet e vendit.
Pse nuk shohin edhe këndvështrimin e optimistet që shohin (a)rritjet e mëdha në Shqipëri?
Është rritur çmimi apartamenteve
Është rritur çmimi frutave dhe ushqimeve
Është rritur importi i bananeve
Është rritur numri i burgjeve
Është rritur numri i pensionistëve që punojnë
Është rritur numri i punonjësve të huaj
Është rritur numri i pjesëmarrësve në kurset e gjermanishtes
Është rritur numri i investitorëve strategjikë.
Janë rritur taksat
Dhe mbi të gjitha…
Është rritur rroga e zyrtarëve dhe deputetëve! Është dyfishuar paga e patronazhistëve!
Pra vendi ka zhvillim të ekuilibruar diku me ulje e diku me rritje. E tillë është jeta!
Një turist që po mbllaçiste banane pyet Kikon për dallimin mes pesimistëve dhe optimistëve në Shqipëri.
Pesimistët e Shqipërisë, iu përgjigj Kiko, thonë se nuk ka ku shkon më keq, por optimistet mendojnë të kundërtën, ata thonë se ka ku shkon edhe më keq!