-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gruaja e hekurt” i jep SPAK-ut “armën” e re kundër “peshqve” të mëdhenj

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi sot se kreu i këtij institucioni që drejtohet nga Altin Dumani ka firmosur një marrëveshje me kryeprokuroren e Europës për të thelluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Altin Dumani ka firmosur marrëveshje pune me Drejtuesen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, Laura Codruța Kövesi, fokusi i së cilit është thellimi i bashkëpunimit mes vendeve kundër korrupsionit të zyrtarëve dhe krimeve financiare. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi i bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale dhe të shkëmbejnë informacione mes të dyja palëve në hetimet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore. Kjo pikë ka të bëjë kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në SPAK dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira midis prokurorëve evropianë dhe prokurorëve të posaçëm në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike.

Laura Codruta Kovesi e njohur si “gruaja e hekurt” u bë e njohur si shefe e agjencisë së antikorrupsionit të Rumanisë, “ADN”. Ajo ndoqi këmba-këmbës ministrat e qeverisë dhe kryetarët e bashkive, duke u bërë shpejt e preferuara e Parlamentit Evropian.

Marrëveshjen mund ta gjeni  këtu  (versioni në anglisht) dhe  këtu  (versioni shqip).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit