-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Shqipëria ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës

Kryesoret

Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës të identifikuara nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit) në raportin e fundit të drogave.

Ndërkohë që përfshirja e grupeve kriminale shqipfolëse në trafikun e kokainës në Europë, nga viti 2012 vlerësohet se ka rritur ndjeshëm konkurrencën, ka ulur çmimet dhe përmirësuar cilësinë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit, tendencë që u bë e dukshme pas vitit 2015.

Raporti publikoi dy harta në të cilat përfshihet Shqipëria. Në hartën e parë: “Vendet kryesore të identifikuara si burim dhe tranzit i ngarkesave të heroinës, bazuar në konfiskimet për periudhën 2018-2021”, Shqipëria është e ngjyrosur me rozë së bashku me shtete të tjera të Ballkanit, si rrugë tranzite e trafikimit të heroinës.

Në një tjetër hartë “Rrugët e raportuara të trafikut të kokainës dhe kanabisit midis shtetit shumëkombëtar të Bolivisë dhe vendeve dhe territoreve të tjera, 2010–2022”, Shqipëria ka lidhje direkte me Bolivinë për trafikun e kokainës.

Vendi është dhe në harta të tjera si ajo e trafikimit nga Kolumbia, por gjithsesi për këtë të fundit rekordin në Europë e mbajnë Italia, Belgjika e Spanja.

Sipas raportit, kokaina (përfshirë drogat e llojit kokainë) e prodhuar dhe tranzituar nëpër katër vendet e pellgut të Amazonës po arrin tregjet globale.

Në total, mbi 900 rrugë droge që niseshin nga vendet e pellgut të Amazonës të Kolumbisë, Brazilit, Perusë dhe Bolivisë u raportuan gjatë 2010-2021./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit