-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat nuk ndalen as natën, francezët djegin qytetet për të miturin e vrarë

Kryesoret

Incidente të dhunshme u regjistruan edhe gjatë orëve të vona në Francë pas ngritjen në protestë të francezëve pas vrasjes nga policia të një 17-vjeçari pasi nuk iu bind urdhrave të një oficeri.

Tensioni u rrit rreth orës 23:00 në periferinë Nanterre, rreth pesëmbëdhjetë kilometra në perëndim të qendrës së Parisit, ku adoleshenti u vra mëngjesin e së martës.

Mbi dhjetë automjete policie dhe kosha plehrash u dogjën, u vendosën postblloqe.

Përleshjet mes protestuesve dhe oficerëve të policisë kanë vijuar rreth orës 01:00.  Të dy palët shkëmbyen gaz lotsjellës, gurë, copa pllakash nga trotuaret.

Policia raportoi 77 arrestime deri në orën 02:00. Në Esson, në jug të kryeqytetit, një grup protestuesish i vunë flakën një autobusi bosh në orën 21:00, tha burimi policor i AFP.

Episodet shpërthyen edhe në sektorin e Tuluzës (në jugperëndim). Nga zona po ngriheshin kolona tymi të zi të dendur, kryesisht për shkak se një kamion digjej, zbuloi një gazetar i agjencisë.

Deputetët dhe anëtarët e qeverisë franceze mbajtën një minutë heshtje në Asamblenë Kombëtare të Francës dje herët pasdite për të nderuar adoleshentin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit