Një person u lëndua mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Zvirinë.
Një “BMW X5” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj duke u përplasur me një mur dhe në fund ra në kanal.
Drejtuesi është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.