-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milani, klubi italian me më shumë tifozë në botë, ndjekin Interi dhe Juventusi

Kryesoret

Cilat janë skuadrat me më shumë tifozë në botë? Një matës të sigurt sigurisht që nuk ka, por falë analizave të të dhënave të rrjeteve sociale, marketingut dhe faktorëve të tjerë, portali “Zeelo” përmes një kërkimi të specializuar, ka arritur që të prodhojë një klasifikim të klubeve me më shumë mbështetje në të gjithë globin dhe gjithçka është publikuar këtë javë nga sajti i specializuar “Transfermarkt”.

Në Itali asnjë klub nuk krahasohet me mbështetjen botërore që ka Milani, i cili llogaritet të ketë 95 milionë tifozë. Në vend të dytë renditen komshinjtë e Interit me 40 milionë më pak. Ndërsa podin e plotëson klubi i Juventusit me 27 milionë tifozë. Në vend të katërt renditet Roma me 22 milionë tifozë. Por në klasifikimin botëror, klubet italiane lihen pas nga gjigantë si Mançester Junajtid, Barcelona, Reali i Madridit, Çelsi, Arsenali, Mançester Siti dhe Liverpuli.

Në renditjen me 15 klubet me më shumë tifozë, dominojnë sigurisht ato angleze. Junajtid renditet në vend të parë me 650 milionë tifozë, ndjekur nga Barcelona me 200 milionë më pak. Reali i Madridit renditet në vend të tretë me 350 milionë mbështetës, ndjekur nga klubet angleze të Çelsit, Arsenalit, Sitit dhe Liverpulit që zënë shkallët e klasifikimit përpara se të mbërrihet te dy ekipet e Milanos, Milanit dhe Interit, që zënë vendin e tetë dhe të nëntë në renditjen botërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit