-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: E paqartë se si do të zbatohet vendimi për dy organizatat e shpallura terroriste

Kryesoret

“Nuk e di për çfarë po flisni”, “Nuk është e drejtë”, “Është gabim absolut”, “Kjo është qesharake”. Këto janë komentet e disa banorëve të Mitrovicës së Veriut në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.

Këto organizata serbe besohet se veprojnë në veri të Kosovës. Qytetarët, me të cilët bisedoi REL-i të premten, një ditë pas vendimit të Qeverisë, mendojnë se ato nuk ekzistojnë. Po akuzohen “organizata virtuale”, thonë ata. Në të njëjtën ditë, koment të ngjashëm bëri edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.

“Kujtojmë qytetarët se ‘Brigada e Veriut’ është një organizatë virtuale, që ekziston në kokën e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti dhe ‘Mbrojtja Civile’, me ish-punëtorët e saj, është integruar në institucionet e Kosovës, nga të cilat këta punëtorë edhe sot marrin paga”, tha Lista Serbe.

Sipas saj, ky vendim “do të ishte qesharak, po të mos ishte i rrezikshëm”, dhe, në fakt, është “plan për përshkallëzim, represion dhe pushtim të veriut të Kosovës”.

Ekspertë të sigurisë thonë se është e pamundur që të përcaktohen anëtarët e këtyre organizatave dhe se vendimi është “i paarsyeshëm” nëse nuk ka prova.

Autoritetet e Kosovës, në anën tjetër, thonë se anëtarët e këtyre dy organizatave qëndrojnë pas trazirave të fundit në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – dhe se ato “paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”.

Ajo që mbetet e paqartë tani për tani është se si do t’i identifikojë Kosova pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” dhe të “Brigadës së Veriut”.

REL-i kontaktoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. (Lexo KETU lajmin e plote).

Kosova shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit