-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë rrëzon familjen! 34 pasuritë e Ervis Martinajt në dorën e shtetit

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Pas zhdukjes së bosit të lojërave të fatit dhe sekuestrimit të pasurisë nga SPAK, familja nisi betejën ligjore.

Familjarët kërkuan heqjen e sekuestros ndaj shoqërive “King Kasino”, “Alba Telecommunication”, “Mati Union”, “Martinaj E.M.”, “Real Fenix”, “Drenica Martinaj PF”, subjekti “Valentino Kacorri PF”, shoqëria S.P.E. Energy, 21 për qind e aksioneve dhe aseteve të shoqërisë S.P.E. Gjadër etj.

Kjo lëvizje e familjarëve të Martinajt erdhi pasi më herët Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankesën e tyre për sekuestrimin e 34 pasurive të tij.

Në muajin mars të këtij viti, Gjykata la në fuqi vendimin, me dyshimet e arsyeshme se këto pasuri  kryesisht në Fushëkuqe, Patok dhe Lezhë janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj.

Këto pasuri tashmë janë në përdorim dhe administrim të agjencisë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të kërkuar të drejtësisë, i akuzuar për disa vrasje dhe ngjarje kriminale në vend. Ai rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar, kur familjarët bënë denoncimin në polici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit