-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së

Kryesoret

Plot 7.5 miliard euro peshon marrëveshja që Maqedonia e Veriut po nënshkruan me BE-në për programin e Evropës Digjitale.

Por një gjë të tillë nuk e bëri edhe Kosova, e cila ka mbetur jashtë programit.

Me firmosjen e marrëveshjes që u bë të premten në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jetë pjesë e këtij programi, i cili financohet nga Bashkimi Evropian prej gati 7,5 miliard eurove.

Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë.

“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”, ka thënë Ministria e Ekonomisë për RTV Dukagjinin.

Ministria nuk ka dhënë detaje për arsyet e shtyrjes së nënshkrimit.

Ky vendim vjen pak kohë pasi BE-ja paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos ndërmarrjes së hapave për uljen e tensioneve në veri të vendit.

Për dallim nga Kosova, pjesë e programit tashmë janë bërë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Megjithatë, eksperti i teknologjisë nga Shqipëria, Tomi Kallanxhi beson që kjo situatë nuk ka të bëjë vetëm me sanksione ndaj Kosovës.

“Nuk është vetëm për sanksione, por është sepse BE-ja ka zgjedhur vetëm 4 shtetet që janë kandidatë apo status kandidat të Bashkimit Evropian, që janë Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia.

Këtu flitet për një buxhet që është diku 7.5 miliard euro dhe do të jetë nga viti 2021 deri në vitin 2027”, ka thënë Tomi Kallanxhi – njohës i teknologjisë digjitale.

Njohësi tjetër i teknologjisë digjitale, Drilon Jaha vlerëson se Kosova do të humbte shumë dhe do të mbetej prapa vendeve të rajonit nëse përfundimisht nuk përfshihet në këtë program./Dukagjini

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit