-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i prerë me propozimin e Ramës, hedh poshtë idenë për konferencë ndërkombëtare me Serbinë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur poshtë idenë e propozuar nga kryeministri Edi Rama për organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Gjatë një vizite në Prizren Kurti tha se ajo që duhet bërë tani është implementimi i marrëveshjes bazike të arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe gjithashtu më 18 mars në Ohër.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit.

Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të implementohet marrëveshja bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet, dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit