Gjykata belge ka dënuar me 3 vite e 7 muaj burg 2 shqiptarët e arrestuar më 16 mars të vitit të kaluar pasi grabitën produkte kozmetike brenda një kamioni.
Kamioni me produkte kozmetike ndodhej i parkuar në rrugën Truskstop në Belgjikë, kur u grabit nga shqiptarët që hapën një vrimë në pjesën e pasme të kamionçinës.
Vlera e produkteve llogaritej në 1.7 mln euro.
Përveç dënimeve me burg, shqiptarët janë gjobitur me 2400 dhe 4800 euro.